Fillon fushata sensibilizuese për familjet në nevojë, numër i madh i artistëve i bashkohen

Në ditët kur shumë familje po detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë globale, Covid-19, më të prekurit pas bizneseve, janë familjet në nevojë, ardhurat e të cilëve mund të pakësohen tani, shkruan IndeksOnline.
Në kohë të tilla, qytetarë të ndryshëm kanë filluar të sensibilizojnë, përmes fushatave të ndryshme, që të mblidhen fonde për këto familje.
Një të tillë e ka filluar edhe biznesmeni , Shaqir Palushi.
Ai ka nominuar disa artistë, si motrat Mustafa, e Shpëtim Deskun.
Reagimet e shumë prej tyre kanë qenë pozitive, duke dhuruar nga 200 euro.
Ndryshe, biznesmeni Palushi, gjatë ditës së djeshme ka dhuruar 13 mijë euro, për mjekët, e të cilët janë çdo ditë në kryerje të detyrës, duke u përballur drejtpërdrejtë me rrezikun e infektimit nga Covid-19.
Ky është postimi i plotë i tij: