75 Mall Live Search
19:47 / E Premte, 06 Shtator 2024 / FR

Fillon “Hardh Fest”, Daut Haradinaj: Një nga ngjarjet më të bukura që i nisi Ibrahim Rugova dhe e zbukuroi Smajl Latifi

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 24-të të vjeljes së rrushit Hardh Fest” në Rahovec. 

Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Një nga ngjarjet më të bukura që i nisi Ibrahim Rugova! Sot bashkë me shumë miq e zyrtarë morëm pjesë në “Hardh Fest”, që e ka jetësuar dhe zbukuruar kryetari Smajl Latifi. 

Gjithmonë kënaqësi kur takoj burra të mëdhenj që po e fuqizojnë Rahovecin, siç është Rrustem Gecaj me shokë”, ka thënë Daut Haradinaj.