13:16 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fillon java e aktiviteteve në Prizren kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore është një dukuri negative e cila konsiderohet si ndër sfidat global, po ashtu edhe rajonin tonë.

Në funksion të luftimit të kësaj dukurie negative bashkë me kolegët tanë nga Ministria Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe përfaqësuesen e organizatës Terre des hommes, Alketa Lasku, për parandalimin e trafikimit dhe vetëdijësimin e shoqërisë sonë ndaj këtij problemi, është bërë hapja e javës së aktiviteteve në qytetin e Prizrenit.

Në njoftim thuhet se kjo është bërë me qëllim vetëdijësimin e shoqërisë për parandalimin dhe  luftimin e kësaj dukurie.

Më poshtë njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, organizata Terre des hommes, dhe rrjeti “URAT”,

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ju falendëroj për ftesën e juaj në hapjen e fushatës ndërgjegjësuese kundër trafikimit me njerëz në qytetin e Prizrenit.

  • Në Kosovë, edhe zyrtarisht që nga dita e djeshme, është hapur muaji i fushatës kundër-trafkimit me njerëz,.Fushatë kjo, e cila do të vazhdoj për 5 javë rresht.
  • Nuk do mëdyshje se sot trafikimi me qenie njerëzore është një prej krimeve me të rënda, dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Trafikimi me njerëz është epidemi e shoqërive tona.
  • Ne si shtet, me anë të kushtetutës dhe ligjieve tona, jemi zotuar t’a luftojmë këtë dukuri jo-njerëzore. Ministria jonë, është e angazhuar me gjitha kapacitetet e saj për të parandaluar trafikimin me njerëz, për ta luftuar atë, si dhe në bashkëpunim me akterë të tjerë t’ju ofrojnë shërbime viktimave të trafikimit në mënyrë që ato të rehabilitohen dhe t’i kthehen jetës së tyre normale. Për ta bërë këtë, na duhet një përpjekje e përbashkët e gjithë akterëve institucional dhe jo-institucional – duke i koordinuar më së miri veprimet tona.

 

  • Për me tëpër, duhet kuptuar fakti se fenomeni i trafikimit me njerëz – nuk kufizohet vetëm brenda një shteti dhe kufijtë e atij shteti. Trafikimi me njerëz është në të shumtën e rasteve edhe transnacional. Prandaj, ardhja e zëvëndës ministrisë së Shqipërisë është një sinjal pozitiv se përpjeket tona të përbashkëta mes shteteve po fuqizohen në këtë drejtim.
  • Këtë e kemi dëshmuar edhe me nënshkrimin e Protokollit Bashkëpunues në mes të Kosovës – Shqipërisë dhe Malit të Zi –, i cili ka për qëllim identifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të personave dhe përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të ndihmuar të viktimave, si dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në vecanti të fëmijëve – me anë të së cilës duhet të fillohet zbatimi me seriozitet i Procedurave Standarde të Unifikuara të Veprimit per identifikim, referim, kthim vullnetar të asistuar dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. – si obligim që rrjedh nga ky aneks i nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit.
  • Megjithatë, bashkëpunimi jonë ndër-shtetëror duhet të jetë edhe më i fuqishëm – ne nuk duhet të ndalemi, por duhet t’i intensifikojmë veprimet tona. – Sepse vetëm me angazhim të përbashkët te të gjithë neve – ne mund të kontribuojmë në parandalimin e trafikimit me njerëz – viktimave t’ju ofrojmë shërbime të dinjitetshmë – kurse kryerësit e këtij akti t’i vendosim para drejtësisë.
  • Së fundmi, dua t’i përshëndes organizatorët dhe uroj që fushata vetëdijësusese tre-ditore të ju ece si është më se miri – dhe dua të riktheksoj se e keni mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë aktivitet.