Fillon Karvani i Antigjipsizimit në Kosovë

Nga dje ka nisur Karvani i Antigjipsizimit në Kosovë. Ky organizim do të mbahet deri më datë 12 nëntor.
Qëllimi i këtij karvani është nxitja e angazhimeve të përbashkëta për trajtimin dhe luftimin e këtij fenomeni.
Njoftimi i plotë:
Duke e ditur se antigjipsizmi është fenomen mjaftë i përhapur dhe përmban në vete diskriminim racor, getoizimin dhe paragjykime të shumta për pjestarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, organizatat ‘’Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’’ dhe ‘’Terre des hommes’’ duke filluar nga 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟏-𝟏𝟐 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 do të organizojnë 𝐊𝐚𝐫𝐯𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐧𝐭𝐢𝐠𝐣𝐢𝐩𝐬𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 në fshatra dhe qytete të Kosovës, në zona ku është i shtrirë numri më i madh i këtyre komuniteteve.
Qëllimi i këtij karvani është nxitja e angazhimeve të përbashkëta për trajtimin dhe luftimin e këtij fenomeni.
Gjatë këtij karvani, pos tjerash, pjestarët e këtyre komuniteteve do të kenë mundësi të njoftohen më shumë rreth mënyrave se si duhet luftuar antigjipsizimi i cili shpie drejt diskriminimit racor karshi grupeve të cenueshme etnike në Kosovë.
Po ashtu, një temë tjetër për të cilën do të informohen qytetarët e këtyre komuniteteve gjatë këtij karvani ështe edhe procesi i legalizimit të pronave. Do të jepen informacione rreth procedurave për legalizimin e pronave, përgjegjësit për aplikim dhe afatet kohore.
Gjithashtu, të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat do të ftohen në këtë karvan, do të kenë mundësi të prezantojnë punën dhe aktivitetete e tyre.
𝐊𝐚𝐫𝐯𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡/𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐨𝐫𝐞̈𝐬 𝟏𝟑:𝟎𝟎.
Ftojmë të gjithë qytetarët nga Komuna e Prizrenit të mos mungojnë nesër pasi që përveç informacioneve rreth temave të lartëcekura, do të ketë edhe program argëtues me muzikë, pije e ushqim.
Më poshtë, mund ta shikoni itinerarin e plot të karvanit👇👇