75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / MSH

Fillon Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë po mbahet një seancë e përbashkët me Kuvendin e Repulikës së Kosovës, për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Deputetët e të dy Kuvendeve janë mbledhur në këtë seancë plenare të veçantë, për herë të parë.

Së pari, u intonua himni i Kosovës, e pastaj edhe ai i Shqipërisë.

Seanca po udhëhiqet nga dy kryekuvendarët, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca.

Indeksonline ju sjell pamje nga ky Kuvend.