75 Mall Live Search
12:16 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Fillon largimi i barrikadave në Jarinje, kamionët serb po e lirojnë rrugën

Pas 13 ditësh, kamionët që ishin të vendosura afër pikës kufitare në Jarinje, kanë filluar të largohen dhe të lirojnë qarkullimin për automjete.

Në Bërnjak pak më herët kamionët serb liruan rrugën, kurse tash kanë filluar edhe në Jarinje, raporton Indeksonline.

KFOR-i tashmë është duke përkujdesur për sigurinë në këto dy pika, ndërsa Njësia Speciale ende është atje dhe po pret deri të lirohet rruga dhe pastaj do të tërhiqen.

Sipas një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se do të qëndrojnë në Jarinje e Bërnjak për dy javët e ardhshme.

Nga e hëna fillon zbatimi i masës së vendosjes së “stickerave” në targa siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit./Indeksonline/