09:32 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fillon mbledhja e Kryesisë, mungon shefi i GP të Nismës

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me shefat e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje i pranishëm nuk është Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, transmeton Indeksonline.

Me fillim nga ora 10:00 pritet të nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, me 25 pika në rend të ditës./Indeksonline/