75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në zyret e LDK-së tashmë të pranishëm janë i pari i LDK-së, Isa Mustafa si dhe nënkryetarët e kësaj partie, raporton Indeksonline.

Kjo mbledhje zhvillohet pak orë para nisjes së seancës për konstitiumin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar u bë e ditur se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të lidhin marrëveshjen e koalicionit qeverisës pavarësisht takimeve të shumta të cilat kanë zhvilluar pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Se çfarë do të ndodhë në vazhdim, mbetet të shihet nga vendimet e dy partive, asaj të Kurtit dhe të Mustafës./Indeksonline/