Fillon mbledhja e ZRRE-së, pritet vendimi për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë para pak minutave ka filluar mbledhjen, në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.

Sipas njoftimit të ZRRE-së, në rend dite janë shtatë pika.
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave te lejuara maksimale per OST/OT;
- Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH-në;
- Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për FSHU-në;
- Shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve;
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.
Ndërkaq, iniciativa ”Asnjë cent më shumë”, ka paralajmëruar protestën e dytë për të kundërshtuar këtë vendim.