Fillon me Agim Aliun përfundon me Selim Marevcin, PDK-ja në Ferizaj publikon listën e kandidatëve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka publikuar listin e kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Lista nis me kryetarin dhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu dhe përfundon me Selim Marevcin.
“Secili nga emrat një histori suksesi, një përvojë e dëshmuar, zëra që flasin me gjuhën e ferizajasve, me punë e vizion, pjesë e skuadrës së kandidatëve nga Partia Demokratike e Kosovës për Kuvendin e Komunës, prirë nga Kryetari suksesplotë, Agim Aliu.Vazhdojmë me punë, me fitoren e garantuar”, thuhet në postimin e degës.