75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / Blerim

Fillon me vonesë ndeshja Leipzig – Bayern, rrjeta e golit ishte e shqyer/ Neueri e lidhi me peshqir!

Derbi i javës në Bundesliga mes RB Leipzig dhe Bayern Munchen filloi me vonesë.

Rrjeta e golit ishte e shqyer dhe këtë e vërejti portieri gjerman, Manuel Neuer – ky i fundit e lidhi atë me peshqir, shkruan IndeksOnline

Megjithatë gjyqtari i ndeshjes nuk e pranoi këtë formë dhe detyroi Neuerit ta largonte peshqirin.

Pastaj dikush nga sigurimi i stadiumit u përkujdes për këtë punë dhe ndeshje tashmë ka filluar./IndeksOnline/