75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Fillon mesha e Krishtlindjeve, merr pjesë kryeministri Hoti

Në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë po mbahet mesha kryesore e Krishtlindjeve, ajo e mesnatës.

Këtë meshë po e udhëheq ipeshkvi i ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, transmeton Indeksonline.

No description available.

Në këtë meshë po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Krahas besimtarëve të shumtë të krishterë, ceremoninë po e ndjekin edhe personalitete të skenës politike, me përjashtim të presidentit.

Mesha Krishtlindjeve pritet të përfundoj në orën 01:00 pas mesnatës./Indeksonline/

No description available.
No description available.
No description available.