Fillon mësimi në shkollën “Hivzi Sylejmani”, në Fushë Kosovë, luten që mos të shpallen tradhtarë!

19 shtatori shënon javën e katërt prej që Sindikata e Arsimit ka shpallur grevën. Disa prej shkollave kanë hapur dyert për fillimin e vitit të ri shkollor. Shkolla e mesme e ulët “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, ishte e radhës që fillojë mësimin këtë të hënë.
Drejtori i gjimnazit, “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, në një intervistë për IndeksOnline ka deklaruar se kërkesat e Sindikatës së Arsimit tashme janë bëre të paarsyeshme prandaj kanë vendosur së bashku më personelin arsimor të fillojnë mësimin.
“Vendimi ka qenë unanim i personelit arsimor, ne prej 2 javësh sa kemi qenë pjesë e grevës kemi debatuar dhe kemi bërë një analizë, ku në fund erdhëm në përfundimin logjik që humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e shkollës më ne së bashku edhe më prindërit. Menduam që greva më është e paarsyeshme e pajustifikueshme, kërkesat më nuk janë relevante për kohën, janë të kaluara kështu vendosëm të hymë procesit të fillimit të ri shkollor”, deklaroi Drejtori Pllana.
Drejtori Pllana theksoi se të gjithë arsimtarët sot kanë dalur në punë pa pritës, njëkohësisht mbi 90 për qind e nxënësve kanë qenë në gatishmëri të fillojnë mësimin.
“Sot janë të gjithë arsimtarët, po ashtu edhe nxënësit kanë qenë pjesë mbi 90%. Një numër jashtëzakonisht i madhi nxënsve, vërehet në fytyrat e tyre një vullnet dhe disponim për mësim dhe rikthimin në shkollë, unë i falënderojë po ashtu stafin e arsimtarëve që në mënyre unanime kanë vendosur që të punojë dhe t’i rikthehen procesit mësimorë”, vijojë Pllana.
Sipas Pllanës, Sbashk-u ka mënyra të tjera për t’i adresuar kërkesat e tyre, mos lejimi i nxënësve të kthehen në bankat shkollore nuk është një prej tyre.
“Ishalla nuk ndodh ajo që me na ngjit nofka dhe identifikime, qysh ndodh, jemi shpall njerëz tradhtar. Unë mendoj që Sbashk-u ka rrugë të tjera”, tha ai.
Riga Raci, maturante njëkohësisht kryetare e këshillit të nxënësve, bëri të ditur për IndeksOnline se nxënësit e kanë mirëpritur një vendim të tillë dhe nuk kanë hezituar të vijnë në shkollë.
Ajo bëri thirrje tek institucionet përgjegjëse për hapjen e te gjitha shkollave.
“Po, se kemi pasur shumë humbje të mëdha dhe çdo ditë që është humbur më shumë veq ka qenë dëme për neve, sidomos per neve maturantat…T’i hapin shkollat më shpejt sepse është humbje shumë e madhe për secilën gjeneratë tash që po vjen”, vijojë Ajo.
Nxënësja Albina Dajaku, për IndeksOnline bëri të ditur se është e lumtur për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Jam shumë e lumtur që është hapur shkolla pasi kemi humbur shumë mësim, është java e tretë që kemi qenë në grevë…0:12..Do kisha pas dëshirë që të hapeshin të gjitha shkollat”, tha Dajaku.
Greva në arsim dhe administratën publike ka filluar nga data 25 gusht pasi kanë një varg kërkesash drejtuar Qeverisë të cilat nuk janë realizuar akoma.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave./IndeksOnline/