Fillon ndërtimi i çerdhes së re në Fushë-Kosovë, Osmani: Më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë
Sot ka filluar ndërtimi i çerdhes së re në rrugën “Shukrije Obertinca” në Fushë Kosovë.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë- Kosovës Besnik Osmani, ka thënë se kjo çerdhe moderne do të ketë kapacitet për 60 fëmijë, duke ofruar hapësira të sigurta, të ngrohta dhe edukative për gjeneratën më të vogël.
“Me këtë projekt po ndërtojmë jo vetëm një objekt të ri, por edhe më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tone”, ka thënë Osmani.

