75 Mall Live Search
20:50 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Fillon ndërtimi i impiantit të parë me biogaz në Kosovë

Në fshatin Dabishec të Prishtinës sot është vënë gurthemeli i impiantit të parë me biogaz në Kosovë.

Investimi mbi katër milikonësh parasheh që të ndërtohet impianti me kapacitet 500 kW i cili do të prodhojë 4.12 GWh energji elektrike dhe 4.12 GWh energji termike brenda një viti.

Lidhur me projektin, detaje ka ndarë asambleistja e LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Fikente Bejta, e cila ka thënë se impianti në fjalë do të furnizojë rreth 1000 shtëpi me energji 24/7 dhe do të ulë emetimin 2700 ton dioksid karboni në vit.

“Ky investim inovativ në Prishtinë dhe Kosovë koincidon të kontribuojë edhe në jetësimin e Strategjisë së Kryeqytetit- Prishtina e pastër dhe e gjelbër. Në emër të Kryetarit të Kryeqytetit, Perparim Rama i urova familjen Haradini dhe investitorët gjerman për këtë investim shumë të rëndësishëm për Prishtinën.

Projekti do të punësojë rreth 20 punëtorë dhe do të mbjellë 300 hektarë tokë me misër e grurë dhe si i tillë do të krijojë zingjir të prodhimit duke ndërlidhur edhe banorët e fshatrave të Gollakut” tha Bejta.

Në anën tjetër, edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh e entuziazmuar për projektin, i cili dot realizohet nga Fidan Haradini nga Prapashtica, në bashkëpunim me investitorë gjermanë.

“Fidani me këtë investim po i kontribuon jetësimit të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të Republikës së Kosovës, për një sektor energjetik më demokratik e të decentralizuar ku qytetarët janë jo vetëm konsumatorë por edhe pjesëmarrës aktivë e përfitojnë nga zhvillimi i sektorit” deklaroi Rizvanolli.

May be an image of 4 people