Fillon ndërtimi i parkut bujqësor në Podujevë, Bulliqi ndan detaje
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ndarë pamje nga ndërtimi i parkut bujqësor, ku ka thënë se është parku i parë bujqësor në vend.
Ky park po ndërtohet në fshatin Sfeqël me një sipërfaqe prej 6 hektarësh, shkruan IndeksOnline.
Bulliqi ka thënë se aty do të ndërtohen serra të ndryshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
”Me një koncept të ri ky park bujqësor do të shtrihet në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, ku do të ndërtohen serra me madhësi të ndryshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.” ka bërë të ditur Bulliqi.
Postimi:

