Fillon ndeshja Kosova-Irlanda e Veriut, këta politikanë po e përcjellin nga afër

Në “Fadil Vokrri”, ka nisur sfida ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Synimi i Dardanëve është rikthimi te fitorja dhe sigurimi i pikëve të plota.
E, për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje madhështore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Aty është parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeffery Hovenier, ambasadori britanik Nicholad Abott, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deputeti Faton Peci, ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
IndeksOnline ju sjell pamjet:





