75 Mall Live Search
20:36 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fillon ndeshja, Kosova kërkon fitoren e parë

Ka filluar ndeshja që Kosova po e zhvillon kundër Rumanisë për kualifikimet për Eurobasket 2021.

Ndeshja po zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para shumë tifozëve të basketbollit, shkruan Indeksonline.

Kosova në tri duelet e para ka pësuar tri disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë. /IndeksOnline/