Fillon ndeshja në “Fadil Vokrri”
Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar ndeshjen më të rëndësishme në kualifikueset për Evropianin 2020.
“Dardanët” kanë përballë Republikën Çeke e cila është kandidati kryesor për një vend që dërgon në Evropian, shkruan Indeksonline.
Stadiumi duket i stërmbushur dhe ka interesim të jashtëzakonshëm për ta parë nga afër këtë ndeshje, ndërsa vlen të përmendet koreografia e bukur që krijuan tifozët “Dardanët”.


Këto janë edhe fomacionet e të dyja përfaqësueseve:
Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Challandes do të luaj me skemë 4-2-3-1. Dyshja e mesfushës do të jenë Halimi dhe Voca.
Formacioni i Çekisë: Vaclik – Kaderabek, Celustka, Suchy, Boril – Soucek, Darida, Kral – Masopust, Schick, Jankto./Indeksonline/



