Nis ngritja e çadrave te stadiumi, në Durrës
Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit, që goditi vendin, ku deri tani janë shënuar edhe 9 viktima.
Durrësi ka qenë zona më e prekur, vend ku dhe ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4. shkallë të Rihetrit
Në stadiumin e qytetit, ka filluar ngritja e çadrave për të strehuar banorët.
Deri tani behet me dije se janë edhe mbi 300 persona të lënduar.
Në disa vende, akoma po punohet për të nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja.