Fillon numërimi prapa, bashkëpunimi i Dua Lipës dhe Miley Cyrus vjen me këtë datë

Miley Cyrusi është në përgatitjet të albumit, ndësa ajo gjithashtu paralajmëroi se do të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.
Pritjes së adhuresve, të cilët mezi po e presin u ka ardhur fundi, data e publikimit tashmë është zbuluar publikisht.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.
Ndërkohë muajin e shkuar të dyja artistet kanë xhiruar edhe videoklipin e këngës.

Kujtojmë se Miley vitin e kaluar performoi për herë të parë në Kosovë./Indeksonline/