17:10 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fillon organizimi i edicionit të dytë për turneun memorial ‘Fadil Vokrri’

Ka filluar organizimi për turneun memorial “Fadil Vokrri”, për edicionin e dytë me radhë.

Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë turne, mund ta paraqesin ekipin e tyre që nga dita e sotme.

Po ashtu është bërë e ditur që numri i ekipeve është i limituar për shkak të sistemit të garimit ku humbsit të ndeshjes së parë i ofrohet edhe një mundësi tjetër.

Përveq kësaj kategorie do të ketë edhe shkolla të futbollit me gjeneratat U11 dhe U13 e po ashtu edhe kategoria e veteranëve.

Ky turne do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

/Indeksonline/.