12:08 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon Parada e krenarisë

Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” për të marrë pjesë në marshin e quajtur “Parada e krenarisë”.

Moto e kësaj parade për sivjet është “Për kon t’rreh zemra”.

Në tubim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Parada e krenarisë organizohet nga komuniteti LGBTI në kuadër të Javës së Krenarisë.