75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 21 Qershor 2024 / L K

Fillon pastrimi dhe përgatitjet në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bëre të ditur se ka filluar ndërhyrjet në Kalanë e Vuçakut në Drenas, përcjell IndeksOnline.

Punët kanë nisur në pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument i rëndësishëm të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Kalaja e Vuçakut veçohet për karakteristikat e saj dhe trashëgiminë e pasur arkeologjike e historike. Në të janë dëshmuar gjurmë që nga parahistoria e deri te mesjeta. Kjo kala ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase”