10:12 / E Martë, 12 Prill 2022 / B O

Fillon pastrimi i një deponie të madhe mbeturinash në Prishtinë

Në mëngjesin e sotëm ka nisur largimi i një deponie tjetër në Prishtinë.

Në lagjen Kalabria janë parë mjete të mëdha motorike që filluan pastrimin e deponisë nën magjistrale.

Lajmin e ka dhënë drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje e Shpëtim, Ilirik Musliu.

Pastrimi i deponive ka qenë një nga prioritetet e para të kryetarit Rama, gjë të cilën po e realizon në lokacione të ndryshme të Prishtinës./Indeksonline/