10:30 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fillon pastrimi i rrugëve në Prishtinë (Foto)

Mëngjesi i sotëm Prishtinën nuk e gjeti më së miri sa i përket rrugëve të mbushura me borë.

Siç duket është dashur vetëm pak kohë dhe rrugët tashmë kanë filluar të pastrohen.

Fotografi të arritura në redaksinë e Indeksonline tregojnë qartë se rrugët janë të pastruara dhe të hapura për vozitësit.

Pastrimi i rrugëve ka filluar në disa pjesë ndër to tek ‘Rruga B dhe Rruga C’. Ndryshe reshjet e borës janë duke vazhduar kohë pas kohe kështu duke e pamundësuar faktin që rrugët të jenë gjithnjë tërësisht të pastra./Indeksonline/