Fillon përsëri telenovela ‘Inter-Modric’, pasi që kroati refuzon të vazhdojë kontratën!
Fituesi i ‘Topit të Art’, Luka Modric pritet që gjatë muajit janar kur është afati kalimtarë dimëror të jetë në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi që ai po refuzon të nënshkruaj një kontratë të re me ekipin e Real Madrid, raporton e përditshmja ‘AS’.
Sipas raportimeve duke e parë këtë gjendje ekipi italian ka rikthyer interesimin për futbollistin kroat.
Besohet që Inter i ka ofruar një kontratë dy vjeçare kroatit me një rrogë vjetore 10 milionë euro.
Luka Modric ishte afër të transferohej gjatë verës tek Inter por Real Madrid refuzoi ta shiste./Indeksonline/