Fillon pjesa e dytë, Drita shpreson në fitore

Në stadiumin “Fadil Vokrri” është duke u luajtur ndeshja FC Drita – Viktoria Plzen, në kuadër të UEFA Conference League.
Kjo është ndeshja e dytë mes dy ekipeve, teksa e para në Çeki përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Rezultat i njëjtë vazhdon të mibzotërojë edhe në “Fadil Vokrri”, tani që po vijon pjesa e dytë e ndeshjes.
Në fillim të pjesës së dytë, loja u ndërpre për pak minuta.
Arsyeja e ndërprerjes ishte pasi një nga reflektorët në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk punoi në minutat e para të pjesës së dytë.
Drita shpreson në fitore në këtë ndeshje, e cila i siguron kualifikimin tutje në rrethin e tretë të garës./Indeksonline/