Fillon “Play Off”-i në NBA, Nuggets, Raptors, Celtic dhe Clippers e nisin me fitore

Ka filluar mbrëmë faza e “Play Off” në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Ndeshja e hapëse e kësaj faze ishte mes Denver Nuggets dhe Utah Jazz, ku fitues dolën vendasit me rezultat 135-125, transmeton Indeksonline.
Nuk mjaftuan 4 çereke, në këtë ndeshje u dashtë të zhvillohet edhe një çerek shtesë.
Performanc të mirë për Nuggets pati Jamal Murray që shënoj 36 pikë, 5 kërcime dhe 9 asistime.
Kurse tek humbësit, Utah Jazz, më i miri ishte Mitchell me 57 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.
Kampionët aktual, Toronto Raptors arritën që të shënojn fitore kundër Brooklyn Nets me rezultat 134-110.
Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Fred VanVleet me 30 pikë e 11 asistime.
Boston Celtic arritën që me plot vështirësi ta mposhtin Philadelphia 76ers. Ata shënuan fitore me rezultat 109-101. Më i miri tek Celtic ishte Tatum me 32 pikë e 13 kërcime.
Ndeshja më interesante ishte ajo mes LA Clippers dhe Dallas Mavericks. Fitues dolën Clippers me rezultat 118-110.
Basketbollisti më i dalluar tek fituesit ishte Leonard me 29 pikë e 12 kërcime. Perfomanc fantastike tek Dallas pati Luka Doncic i cili shënoj 42 pikë, 7 kërcime e 9 asistime por që nuk ishin të mjaftueshme në fund.
Dallas luajti qerekun e katërt pa Porzingis, i cili u largua nga loja pas një përplasje që pati me një nga basketbollistët e Clippers./Indeksonline/