Fillon prodhimi i 300 kontejnerëve, KRM “Pastrimi” jep detaje

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, sot finalizuan fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve.
Kështu ka bërë të ditur KRM “Pastrimi”.
Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike Ilirik Musliu si nevojë që në Kryeqytet të rrisim numrin e kontejnerëve për shkak të mungesës së madhe dhe e cila ka ndikuar edhe në shërbimin cilësor.
“Përmes këtij projekti cilësor kemi arritur që me kosto të ulët të kursejmë edhe buxhetin e kompanisë dhe njëherit të ndihmojmë komunën në shtimin e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikoj dukshëm në ngritje të cilësisë.
Menjëherë po e fillojmë shpërndarjen e tyre në lagje te ndryshme të kryeqytetit. Kemi nisur edhe marrëveshjen e re me Ndërmarrjen Publike Banesore për prodhimin edhe të 1000 kontejnerëve të rinj” thuhet në njoftim.