Fillon protesta kundër themelimit të Asociacionit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka filluar të marshojë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ashtu siç ka paralajmëruar.
Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.
Nisja për në protestë është organizuar nga disa komuna të vendit, teksa transporti ka qenë falas
Protestuesit u mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” për të marshuar pastaj drejt qendrës së kryeqytetit.
