75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nis protesta para Qeverisë, mblidhen artistët e gastronomët

Siç edhe ishte paralajmëruar, sot nga ora 11:00, para Qeverisë së Kosovës, ka nisur një protestë për të shprehur paknaqësinë rreth moshapjes së ahengjeve.

Protestës i janë bashkuar shumë këngëtarë të njohur, e po ashtu edhe nga Shoqata e Gastronomëve, shkruan Indeksonline.

Fillimisht protesta kishte në plan të mbahej para Ministrisë së Shëndetësisë, për lehtësimin e masave për sallat e dasmave e të ahengjeve, me arsyetimin se puna e vetme që këngëtarët e presin janë muajt e verës.

Kujtojmë se protestën e kishte paralajmëruar këngëtari Labinot Tahiri, i cili edhe kishte marrë iniciativën, së cilës i është bashkuar një grup i madh njerëzish. /IndeksOnline/