Fillon puna në hartimin e Koncept Dokumentit për Fushën e Përmbarimit

Sot u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin Koncept Dokumentit për Fushën e Përmbarimit.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, në fjalën e tyre theksuan se ka shumë aspekte ligjore që duhet të trajtohen gjatë zhvillimit të punimeve në këtë Koncept Dokument dhe se si përfundim i njëjti Koncept Dokument do të shërbejë në avancimin e mëtejmë të Kornizës Ligjore të Përmbarimit përshtatshmërisht nevojave praktike dhe funksionale të kësaj fushe.

Në këtë takim u prezantua qëllimi i Koncept Dokumentit, si dhe plani i punës për anëtarët e grupit punues, duke theksuar se përmes këtij Koncept Dokumenti synohet eleminimi i mangësive dhe paqartësive të ndryshme në Ligjin e zbatueshëm aktualisht për Procedurën Përmbarimore.
Këshilltari politik i ministres së Drejtësisë, Eros Gashi, dhe Kryesuesja e grupit punues, Feride Podvorica, shprehën falënderimin e tyre për anëtarët e grupit punues të cilët do të kontribuojnë në hartimin e këtij Koncept Dokumenti, duke e vlerësuar këtë si një hap tjetër të rëndësishëm krahas tërësisë së reformave në Drejtësi dhe Profesioneve të Lira Ligjore, në veçanti.
