75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 30 Janar 2026 / Z S

Fillon qarkullimi i mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë

Tashmë ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas informatave nga QKMK-ja manuet ishin të bllokuara që nga data 26 janar.

Njoftimi i plotë:

Njoftim📢

Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data,26.01.2026.

Për informata shtesë kontaktoni📞QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095./Indeksonline/