75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Fillon qarkullimi i njerëzve dhe veturave pas orës 16:00

Në kryeqytetin e Kosovës ka filluar lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve pas ndalesës së qarkullimit nga ora 10:00 deri në 16:00, shkruan IndeksOnline.

Në disa fotografi më poshtë mund të shihni se prishtinasit menjëherë pas orës 16:00, ku iu lejohet lëvizja, kanë dalur në rrugë për t’i kryer obligimet e tyre deri në ora 20:00.

Kujtojmë se, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, në Kosovë nuk lejohet lëvizja e qytetarëve nga sot në ora 10:00 deri më 16:00 dhe nga ora 20:00 deri më 06:00.

Pra qytetarët ftohet të i kryejnë të gjitha obligimet nga ora 06:00 deri në ora 10:00 deri nga ora 16:00 deri më 20:00./IndeksOnline/