23:44 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fillon rënia e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të fillojë rënia e temperaturave, ku ato minimale do të arrijnë në 2 gradë Celsius.

“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese. Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu (kryesisht ditën e enjte). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike”, njofton IHMK.