10:49 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Fillon rinovimi dhe transformimi i 15 fushave në Prishtinë

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka njoftuar nisjen e projektit për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para në kryeqytet.

Në zotimin e drejtorit thuhet se asnjë fushë nuk do të mbetet pa u rregulluar.

“Sot jam në Kolovicë, për të evidentuar gjendjen e mjerueshme të fushës së jashtme sportive.
Fatkeqsisht, në gjendje të tillë janë edhe shumë fusha të tjera në Komunen e Prishtinës.
Prandaj, sot, zyrtarisht, po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para në mbarë kryeqytetin.
Projekti do të vazhdoje edhe në fazën e dytë – ku asnjë fushë nuk do ta lemë pa rregulluar.
Prishtina është dhe do mbetet qytet i Sportit” shkruan drejtori Rugova në njoftim./Indeksonline/