75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 31 Tetor 2021 / MSH

Fillon samiti COP26 mbi klimën, shoqërohet me protesta

Është duke u mbajtur sot samiti mbi ndryshimet klimatike COP26.

Delegatë nga rreth 200 vende të botës janë mbledhur në Glasgow të Skocisë për të diskutuar mbi uljen e emetimeve të gazrave dhe karburanteve.

Mbajtja e këtij samiti, që synon të ulë sasinë e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, është duke u fokusuar në gjetjen e një zgjidhjeje urgjente dhe menjëherë të implementueshme.

Vendimet që do të merren në këtë samit do të kenë shtrim në tërë botën dhe do të jenë vendime që mund të ndryshojnë mënyrën e ngrohjes së shtëpive, udhëtimit dhe përdorimit të ushqimit, të gjitha këto me rëndësi elementare në jetën e përditshme.

Shumica e pjesëmarrësve në samit arritën në Glasgow përmes trenit, e ndër ta ishte edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg.

Impakti i vendimeve të këtij samiti është a qi madh sa ka bërë që në qendra të ndryshme evropiane të organizohen edhe protesta.

Kështu, duke filluar në Glasgow, ku po mbahet samiti, e deri në Dusserldorf të Gjermanisë, bashkë me shumë qytete në Irlandë, po protestohet për të marrë vendimet e duhura në Samit.

Samiti do të mbahet deri më 12 nëntor, nën udhëheqjen e deputetit britanez Alok Sharma.