Fillon Samiti i Procesit të Berlinit në Londër

Në Londër ka nisur sot Samiti i 12-të i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Mysafirët janë pritur nga sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe kryeministri Keir Starmer.
Në këtë samit, që mbahet që nga viti 2014, pritet të diskutohen çështje që lidhen me paqen dhe stabilitetin në rajon, luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin ekonomik dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ndërkohë, nga Kosova nuk janë shprehur pritshmëri për rezultate të mëdha nga ky takim