75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 15 Prill 2025 / S Z

Fillon seanca konstituive e kuvendit, me një orë vonesë

Me një orë vonesë ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.  Seancën konstituive është duke e udhëhequr Avni Dehahari, si deputeti më i vjetër i kësaj legjislature.

Rendi i ditës në këtë seancë është formimi i komisionit për verifikimit e koorumit dhe mandateve. Betimi i deputeteve si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Dehari i cili po e udhëheq seancën tha se në këtë senacë konstituive nuk do të zhvillohet debat dhe se përfundon me zgjedhjen e  kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit./Indeskonline/