75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Fillon seanca ndaj Salih Mustafës

Ka nisur seanca e katërt në Gjykatën Speciale ndaj Salih Mustafës-Calit. Këtë herë ish-komandant Cali nuk është i pranishëm në seancë.

Atë po e përfaqëson avokati i tij, Julius Von Bone.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./Indeksonline/