Fillon seanca për formimin e Qeverisë ”Kurti 3”
Me më shumë se një orë vonesë ka filluar seanca për formimin e qeverisë.
Mandatar është Albin Kurti, pasi VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Për të formuar qeverinë, Kurtit i duhen minimalisht 61 vota, mirëpo ai ka 48 deputetë të tij dhe disa nga votat e komuniteteve joshumicë.
Ndërsa PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë thënë se nuk kanë votë pro për Kurti 3.
Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion, derisa është e paqartë nëse ai do të arrijë ta marr mandatin e tretë si kryeministër.

