75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Fillon seanca plenare në Kuvend

Sapo ka filluar seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, që filloj me 35 minuta vonesë, janë në rend dite tri pika.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

Po ashtu, në fillim të seancës është bërë zëvendësimi i deputetëve me të përzgjedhurit si anëtarë të Qeverisë./IndeksOnline/