Fillon Shërbimi i Transportit Neonatal në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar shërbimi i Transporti Neonatal. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se ky është një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura, që kanë nevojë për kujdes të specializuar.
“Klinika e Neonatologjisë në QKUK ka nisur një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar. Pas trajnimeve të veçanta të ekipeve shëndetësore, transporti po sigurohet sipas standardeve më të larta për kujdesin ndaj pacientëve më të vegjël dhe më të ndjeshëm. Ky shërbim ofron transport të sigurtë, reagim të shpejtë dhe ulje të vdekshmërisë te të porsalindurit. Falënderoj stafin shëndetësor që po dëshmon çdo ditë përkushtimin e plotë në kujdesin ndaj qytetarëve”, ka thënë Vitia.