21:37 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fillon shitja e biletave të mbetura për ndeshjen Kosovë-Angli

Sapo ka filluar shitja e biletave në ‘Tiksapp’ për ndeshjen madhështore të Kosovës kundër Anglisë, që do të luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Interesimi për blerjen e këtyre biletave është shumë i madh, andaj edhe po haset në vështirësi që të blihen këto bileta.

Këto bileta kanë dalur prap në shitje për arsye që janë raportuar se këto bileta ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga hakerët andaj ato janë anuluar dhe kanë dalë përsëri në shitje.

/Indeksonline/.