18:19 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Fillon shitja e fanelave të Interit me emrin e Dybalas, ka numrin 21!

Në qendrën stërvitëse të Interit sot ka filluar shitja e fanelave të reja të kësaj skuadre.

Befasia më e madhe kishte të bëj me fanelën që mbante emrin e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.

Futbollisti argjentinas raportohet se shpejt do të jetë lojtar i ri i Interit.

Për të kryer këtë pazar, dy skuadrat e mëdha italiane do të futen në shkëmbim.

Icardi për Dybalan pritet të jetë “goditja” e madhe e afatit kalimtar të verës.

Në fanelat që shiteshin sot në “Appiano Gentile”, Dybala kishte numrin 21. Zakonisht këto paralajmërime në Itali dalin të sakta dhe mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë./Indeksonline/