12:52 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fillon shitja e qumështit të Devës

Përpos qumështit të lopës, të dhisë  tani e tutje në botë do të konsumohet edhe një lloj qumështi tjetër.

Përpos konsumimit në Dubai, qumështi i Devës tani e tutje do të jetë në dispozicion në Britani të Madhe, pasi ‘Asda’, ka filluar ta shesë atë, transmeton Indeksonline.

Kur një supermarket i madh fillon të shesë një lloj të ri të qumështit, ju sigurisht e dini se do të bëhet një trend i plotë.

‘Camelicious’ një markë  në pronësi të sunduesit të Dubait, Moohammed bin Rashid Al Maktoum, do të nisë në Asda, duke filluar me qumështin e devesë së gjatë, që mbërriti në raftet e Asda-s në fund të tetorit.

Nuk është në dispozicion përmes internetit por në shitje të dyqaneve. Ka gjysmën e yndyrës së qumështit të lopës./Indeksonline/