75 Mall Live Search
09:18 / E Shtunë, 13 Nëntor 2021 / MSH

Fillon shpërndarja e materialit zgjedhor në 21 komuna

Me raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor, raporton Indeksonline.

Ky material do të shpërndahet në 21 komuna të vendit, të cilat kanë shkuar në balotazh nga zgjedhjet e 17 tetorit.

Në anën tjetër, partitë politike kanë hzrë në heshtje zgjedhore, pas 5 ditësh fushatë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në komunat: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Vendvotimet në këto vende do të hapën në ora 7 të mengjesit, deri në ora 19:00.