75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Fillon shpërndarja e skemave sociale, respektohet distanca

Ka filluar shpërndarja e skemave sociale ku kjo e fundit po bëhet sipas orarit të lëvizjes së qytetarëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me këtë, qytetarët po reskpektojnë masat kështu duke mbajtur distancën sociale dhe janë të pajisur me doreza dhe maska.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, mesatarja mujore për këtë skemë shkon në 2.6 milionë euro. Në muajin mars, u paguan 5.1 milionë euro për përfituesit e ndihmës sociale.

“Posta e Kosovës nga sot fillojë me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin prill 2020. Për shkak të pandemisë globale dhe gjendjes emergjente shëndetësore, ju rikujtojmë për rregullat që duhet të respektohen, orari i lëvizjes dhe mbajtja e distancës prej 2 metra me njëri-tjetrin. I falënderojmë përzemërsisht të gjithë punëtorët tanë, si dhe qytetarët që po respektojnë distancën fizike me të cilën po ruajnë shëndetin e tyre dhe gjithë ne të tjerëve”, thuhet në njoftim.

Numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale është 24 mijë e 198 familje me gjithsej 98 mijë e 110 anëtarë. Për vitin që shkoi, kjo skemë pati shpenzim mbi 31 milionë euro