75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së, Mustafa e Osmani shihen në disponim!

Ka nisur takimi i kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i thirrur nga lideri i partisë, Isa Mustafa.

Ka pak minuta që tashmë në selinë e LDK-së kanë arritur përfaqësuesit e degëve të kësaj partie anembanë Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale në vend.

Sigurisht se tema kryesore e diskutimit në këtë takim, do të jetë mundësia e arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, për qeverisjen e re të vendit, raporton Indeksonline.

Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Avdulalh Hoti e shumë emra të tjerë të rëndësishëm të LDK-së pritet që të nisin diskutimet në nivel vendi.

Duhet përkujtuar faktin se pavarësisht takimeve të shumta që i pari i VV-së, Albin Kurti si edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa zhvilluan së fundi ata ende nuk kanë arritur të pajtohen sa i përket ekzekutivit.

Pritet që të përfundojë ky takim dhe të shihet nëse LDK-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë, apo ka ndryshuar diçka sa i përket këtij koalicioni./Indeksonline/